Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lapsusi “i dënuar” për Erion Veliajn, SPAK i hedh fajin Drejtorisë së Burgjeve: Atyre i kërkuam informacion

Shkruar nga Newsbomb
Lapsusi “i dënuar” për Erion Veliajn, SPAK i hedh fajin

 

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar përsëri në lidhje me gjendjen gjyqësore të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku në fillim të dosjes ishte shkruar se ky shtetas më parë ka qenë “i dënuar”.

Për EuroNews Albania, SPAK ka sqaruar dhe njëherë se çertifikata elektronike e gjendjes gjyqësore e subjektit në fjalë, është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe se në asnjë moment, SPAK nuk i është referuar asaj shkrese për të dhënë masën e sigurisë për Erion Veliajn.

REAGIMI I SPAK:

Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim E.V sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:

Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim E.V, me numër protokolli 2402, datë 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.

Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “i dënuar”.

Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si dhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.

Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerash se:

“…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.”

Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese