Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lamtumirë Agim Doçi! Të afërm, miq dhe kolegë homazhe në nder të poetit të madh

Shkruar nga Newsbomb
Lamtumirë Agim Doçi! Të afërm, miq dhe kolegë homazhe
Homazhe në nder të poetit të madh Agim Doçi

I jepet sot lamtumira e fundit poetit të madh Agim Doçi, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 76- vjeçare. Poeti i madh, Agim Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në QSUT pasi pësoi hemorragji cerebrale

Doçi kishte mbërritur me urgjencë me ambulancë nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja në tru. Ai ishte shtruar në spital në Qendrën Stroke, pasi kishte shfaqur çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Miq, kolegë dhe të gjithë ata shqiptarë të cilët e kanë njohur përmes vargjeve të këngëve me shpresë nga Zoti u lutën për Agimin, por gjendja e tij vijoi të ishte kritike dhe fatkeqësisht mëngjesin e djeshëm ai mbylli sytë përgjithmonë.

Ceremonia në nder të fituesit të mbi 50 çmimeve në festivale të këngës po zhvillohet në një agjenci funerale, ndërsa nuk dihet pse institucionet nuk organizuan homazhet në nder të tij. Të afërm, miq, artistë dhe kolegë të të madhit Agim Doçi po bëjnë homaxhe në ndër të tij

Lamtumirë Agim Doçi! Të afërm, miq dhe kolegë homazhe
 

I cilësuar si një poet kollos dhe një ndër mendjet më të mprehta shqiptare, Agim Doçi lindi më 9 Maj 1948. Ai ishte diplomuar për Inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë dhe ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivale dhe i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot. I këndonte gëzimit, dashurisë dhe jetës.

Mes tyre "Nata" e Aurela Gaces,  "Loçka jeme" kënduar nga Albërie Hadërgjonaj, 'Ma ke prish gjumin e natës' kënduar nga Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo, “Marshi i UÇK-së” dhe “A vritet pafajësia” e kënduar nga Leonora Jakupi.

Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”. Agim Doçi i cili njihej nga të gjithë si njeriu me ironinë therëse dhe batutat e mprehta momentale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese