Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Lajmin për përfundimin e mandatit e mësova nga mediat”, Holta Zaçaj: Nuk mora asnjë njoftim zyrtar nga Gjykata e Lartë

Shkruar nga Newsbomb
“Lajmin për përfundimin e mandatit e mësova nga
Holta Zaçaj

Prej disa ditësh një konflikt ka nisur mes Gjykatës së Lartë dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj mbi mandatin e saj.

Gjykata e Lartë ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në gjykatë, duke konfirmuar vakancën pas mbarimit të mandatit të Zaçajt më 10 mars 2025, por kjo e fundit nuk e pranon se i ka përfunduar mandati.

Zaçaj ka deklaruar në emisionin “Log.” me Endri Xhafon se lajmet se i ka përfunduar mandati i ka mësuar përmes mediave, dhe se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Gjykata e Lartë.

Ajo tha se mandati i saj, referuar Kodit të Procedurës Civile, përfundon në datën e fundit të vitit pasardhës, pra në 31 dhjetor 2025.

“Lajmin për përfundimin e mandatit e mësova nga

Lajmin për përfundimin e mandatit e kam lexuar në media, bazuar në burimet nga Gjykata e Lartë. Nuk kam pasur një njoftim zyrtar nga Gjykata e Lartë.

Kur janë hapur vakancat nga Gjykata e Lartë, ka pasur data të përcaktuara për të tre gjyqtarët e zgjedhur. Datë fillimi dhe mbarimi e përcaktuar në Gjykatën e Lartë.

Ka një gjyqtar që është me mandat të plotë, dhe është gjyqttri i tretë. Fundi i mandatit të tij është në mars të 2031.  Mandati im përfundon në fund të këtij viti, pra më 31 dhjetor 2025.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese