Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajme të mira nga “Trauma”, stabilizohet gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit, sot do të bëhet zgjimi gradual

Shkruar nga Newsbomb
Lajme të mira nga “Trauma”, stabilizohet gjendja
Sokol Mengjesi

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është stabilizuar. Ky lajm i mirë ka ardhur nga Spitali i Traumës në Tiranë paraditen e kësaj të hëne.

Mësohet se bluzat e bardha i kanë bërë këtë mëngjes avokatit një skaner dhe është vënë re një ulje e edemës në pjesën e trurit. Pas 5 ditësh mantelbardhët e Spitalit të Traumës kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma artificiale gradualisht.

Pavarësisht zhvillimit pozitiv, mësohet se për të mos rrezikuar mjekët do e mbajnë Mëngjesin edhe dy ditë në intubim.

*Mjekët ulin sasinë e ilaçeve me të cilat mbahet pacienti, për t'i dhënë mundësi trupit të tij të reagojë. Edema është enjtja e shkaktuar në inde si pasojë e goditjes/traumës që ka pësuar avokati Sokol Mëngjesi. Prania e saj në zonën e trurit e rëndoi gjendjen e pacientit, por fatmirësisht trupi i tij reagoi dhe masa ka ardhur duke rënë.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.

Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari së bashku me një prej atuorëve, Doarian Alian ndodhen në qeli, ndërkohë po vijon puna për kapjen e tre personave të tjerë.

*PAMJE TË RËNDA NGA SULMI

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë. Nano nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore. 

Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese