Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lajm i trishtë/ Pësoi arrest kardiak gjatë pushimeve në Shëngjin, ndërron jetë gazetari Isuf Kadriu

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i trishtë/ Pësoi arrest kardiak gjatë pushimeve në
Isuf Kadriu

Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka ndërruar jetë papritur këtë të dielë në moshën 52-vjeçare. Lajmin e ka ndarë Radio Europa e Lirë ku shkruan se korrespondenti i Shkupti ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi kardiak në Shëngjini të Lezhës, ku ka qenë me pushime me familjen.

Gazetari 52-vjeçar, Isuf Kadriu raportonte për REL prej 2001, 23 vjet dhe ishte një nga emrat më të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë, ndërsa prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendëskryeredaktor në “Alsat” në Maqedoni të Veriut.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.

Kadriu e ka nisur karrierën më 1998 në Televizionin Era, ndërsa nga viti 1999 deri më 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.

Mbi ngjarjen tragjike të humbjes së gazetarit kanë reaguar shumë kolegë, media, miq dhe familjarë. Një ndër to është dhe reagimi i kolegëve në “Alsat” ku shrkuajnë se Kadriu do mbahet mend për kontributin e dhënë duke respektuar parimin dhe standardet profesionale.

Lajm i trishtë/ Pësoi arrest kardiak gjatë pushimeve në
Isuf Kadriu

“Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribuues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike.”

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në REL.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese