Hapësire reklamuese

Aktualitet

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta gardiani i burgut të Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Lajm i trishtë, ndahet nga jeta gardiani i burgut të Durrësit
Arjan Kostreni

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Arjan Kostrenit, një punonjës i përkushtuar i sistemit penitenciar, i cili shërbeu me profesionalizëm në IEVP-Durrës që prej gushtit të vitit 2019.

“Në keqardhje të thellë për këtë humbje të parakohshme për ne dhe familjen. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën. Pushofsh në paqe, Arjan!” – thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Humbja e tij ka prekur komunitetin e punonjësve të burgjeve dhe të afërmit, të cilët e kujtojnë si një profesionist të denjë dhe të përkushtuar.

“Një tjetër humbje e parakohshme në sistemin penitenciar. Sot humbëm Arjan Kostrenin, një tjetër punonjës të denjë të këtij sistemi, i cili shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm që prej gushtit të vitit 2019 pranë IEVP-Durrës.

Keqardhje për këto humbje të parakohshme për ne dhe familjen. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën. Pushofsh në paqe Arjan!”, shkruhej në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese