
Një tjeter aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Milot-Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh.
Një makinë që lëvizte tej normave të lejuara ka përplasur për vdekje një këmbësor 36 vjeçar me iniciale G.Gj, që po kalonte rrugën. Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin me iniciale D.S, 32 vjeç , teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pak orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin, ku një aksident ka shkaktuar humbjen e jetës së një çobani. Fatkeqësisht, çobani Festim Gllava, i cili ishte me bagëtitë e tij, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së fortë.
Nga aksidenti kanë ngordhur rreth 30 bagëti, ndërsa disa të tjera janë plagosur. Po ashtu, të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Informacione paraprake
Krujë/Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.