Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Laboratori me kokainë në Frakull, GJKKO dënon me 90 vite anëtarët e grupit kriminal

Shkruar nga Newsbomb
Laboratori me kokainë në Frakull, GJKKO dënon me 90 vite
Foto arkiv/ Pamje nga operacioni policor

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën “ arrest me burg” për pjesëtarët e grupit kriminal lidhur me laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, të cilët importuan 485 kg kokainë nga Kolumbia, të tretur në pleh kimik.

Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje e grup kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, megjithatë GJKKO dha në total mbi 90 vite burg që duhet të vuajnë në sigurinë e lartë.

Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar.

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim të shkurtuar.

Enxhi Ferhati – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar.

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar.

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar.

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar.

Zenel Çervanaku – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar.

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar.

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim të shkurtuar.

Marildo Rona – 12 vite – 8 vite me gjykim të shkurtuar.

Droga u gjet më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut në rreth 600 thasë me pleh kimik. Pas ekspertizës rezultoi se plehu kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Lënda narkotike u transportua dhe u fsheh gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me pleh organic artificial, të paketuar dhe ngarkaur në një konteiner, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.

Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi ngarkesa u zhdoganua në Doganën e Tiranës, u transportuar në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku u krye sekuestrimi i kokainës.

Lënda narkotike e llojit kokainë ka qënë e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në vëndin e destinacionit, grupi kriminal do të gjente dhe siguronte personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej.

Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore rezultoi  se sasia e lëndës narkotike që mund të përfitohej nga ekstraktimi i ngarkesës së “plehut organik” artificial, në vlerën e saj maksimale llogaritet të ishte në sasinë 485.5 kg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed