
Seanca e sotme gjyqësore për ish-ministrin Fatmir Mediu për dosjen “Gërdeci” është zhvilluar mes tensioneve dhe debate të ashpra.
Një përplasje verbale ka pasur dhe mes avokatit të Mediut, Ardian Visha dhe avokatit të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlia.
Debati mes dy avokatëve ka bërë që gjyqtarja Irena Gjoka të përjashtojë nga salla e gjyqit avokatin e Mediut.
Pjesë nga debati:
Dorian Matlia: Ne nuk kemi pyetje për këtë pjesë, është pjesa me distante për interesat tona. Gjykata duhet të orientoje me mirë palët, mos të këtë përplasje.
Visha: Leksion është ky? Ça është ky muhabet ? Ky na jep leksion ne se si gjykohet?
Matlia; Ruaj qetësinë. Kemi dëgjuar 4 orë e lagu se lagu.
Visha; Nuk ka të drejte ai të sugjerojë si bëhet procesi. Nuk kam dëshire të dëgjoj.
Gjoka: Urdhërohet Ardian Visha te dale nga salla.