Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ky është minatori 29-vjeçar që vdiq sot në minierën e kromit në Martanesh

Shkruar nga Newsbomb
Ky është minatori 29-vjeçar që vdiq sot në
Viktima, Armand Peshku

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Armand Peshku i cili gjeti vdekjen këtë të martë në vendin e punës. I riu humbi jetën pasi teksa po punonte në minierën e kromit në Martanesh një masiv gurësh e zuri poshtë.

Fatkeqësisht Peshku gjeti vdekjen, ndërsa kolegu i tij Hajdar Bala, rreth 40-vjeç mbeti i plagosur dhe u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Ky është minatori 29-vjeçar që vdiq sot në
Armand Peshku

Kujtojmë se ngjarja tragjike u regjistrua mesditën e kësaj të marte në minierën në Thekën të Martaneshit.

Dy minatorët, Armand Peshku dhe Hajdar Bala të cilët ishin duke punuar si vagonistë u zunë poshtë nga një masiv gurësh. Fatkeqësisht Peshku humbi jetën, ndërsa Bala mbeti i plagosur dhe është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese