Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ky është ish-efektivi që u plagose me thikë në Sarandë, tre vite më parë u kap duke shpërndarë kokainë

Shkruar nga Newsbomb
Ky është ish-efektivi që u plagose me thikë në
Lavdosh Metaj

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Sarandë, ku u plagos me thikë ish-efektivi i Policisë i Lavdosh Metaj, 41-vjeç.

Personi që shihni në foto është ish efektivi, i cili u qëllua me thikë nga roja e një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë, pasi Metaj nuk ka pranuar të bëjë pagesën për makinën e parkuar në ambjentet e brendshme të parkingut të hotelit.

Për këtë shkak, ai është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojen e hotelit, çka ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po kush është Lavdosh Metaj

Lavdosh Metaj ka shërbyer më parë si polic në Komisiariatin e Sarandës. Metaj ishte arrestuar në vitin 2021 për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ish-efektivi u arrestua duke shpërnadarë drogë në lokalet e natës në Sarandë.

41-vjeçari u dënua me 8 vite burg, por për shkak të uljes së 1/3 së dënimit, ish-efektivi i Shqiponjave do të qëndrojë në qeli 5.4 vite. Mirëpo Metaj përfitoi nga amnistia dhe u lirua nga burgu vetëm 3 muaj më parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese