Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ky është Arbër Muça, iu sekuestrua pasuria me vlerë 1.8 milionë euro

Shkruar nga Newsbomb
Ky është Arbër Muça, iu sekuestrua pasuria me vlerë
Arbër Muça dhe makinat e sekuestruara

Personi që shohni në foto është Arbër Muça, të cilit ditën e sotme ju sekuestruar pasuria me vlerë rreth 1.8 milionë euro.

36-vjeçari nga Fieri, i është sekuestruar pasuria pasi dyshohet se i kishte përfituar nga veprimtaritë kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.    

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë: 

•2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier; 

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim  në Tiranë; 

•12 automjete; 

•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.  

Njoftimi i policisë së Fierit:

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Real estate”,për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të shtetasit A. M., 36 vjeç.     

Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.     

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë: 

•2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier; 

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim  në Tiranë; 

•12 automjete; 

•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.  

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese