Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ky është 18-vjeçari që u vra në Shkozë, ish- e dashura e shokut ishte në makinë dhe pa gjithçka

Shkruar nga Newsbomb
Ky është 18-vjeçari që u vra në Shkozë, ish- e
Aurelio Dervishi

Personi që shihni në foto është 18-vjeçari Aurelio Dervishi, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës pas një sherri mes një grup të rinjsh.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 31 marsit, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, Tiranë, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. I riu u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshtarët e tij dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen rrugës për spital, ndërkohë autorët u larguan menjëherë pas ngjarjes.

Ky është 18-vjeçari që u vra në Shkozë, ish- e

Burime për mediat bënë me dije më herët se shkak i sherrit mes të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë, ish-e dashura e shokut, e cila kishte filluar të shoqërohej me shokun tjetër të viktimës. Gjithashtu mësohet se në momentin e sherrit ajo ka qenë prezente në makinën ku ndodhej edhe 18-vjeçari Dervishi.

Dyshohet se personi që e ka goditur me thikë në gjoks Dervishin ka qenë i mituri 15-vjeçar, tashmë i ndaluar nga Policia.

Më herë shoku i 18-vjeçarit tregoi në komisariat si nisi sherri që i mori jetën Aurelio Dervishit. Sipas tij gjithçka ishte për shkak të një konflikti të çastit, ku dy grupet e të rinjve që po udhëtonin me dy automjete të ndryshme kanë nisur sherrin në distancë, pas fjalëve “Ç’a ke që shef?”.

Gjithashtu shoferi i mjetit ku ndodhej viktima ka deklaruar se nuk i njihte autorët. Paraparakisht mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima që të ndalonte, por nuk janë bindur. Më pas dy makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht. Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në gjoks, duke mbetur i plagosur rëndë. Fatkeqësisht ai gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Dervishi ishte pasagjer në automjetin tip “Audi”, ndërsa autorët me automjet tip "Volkswagen Tiguan”. Këta të fundit menjëherë pas ngjarjes u larguan, por arratia e tyre nuk zgjati shumë pasi efektivët e Policisë së Tiranës bënë të mundur kapjen e tyre.

Më herët Policia njoftoi se kanë bërë të mundur shoqërimin në Komisariat e 4 prej autorëve, një 20 vjeçar i identifikuar si Frensis Shehu si dhe tre të mitur.

"Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes", njoftoi Policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese