Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PS, Zaçaj e prerë: Kuvendi shkeli ligjin, nuk  zbatoi vendimin tonë

Shkruar nga Newsbomb
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PS, Zaçaj e prerë:
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka mbajtur një deklaratë për media, ku ka thënë se me shumicë votash është vendosur që të rrëzohet kërkesa e Kuvendit për ta dërguar në Komisionin e Venecias mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.

Ajo në fjalën e saj tërhoqi vëmendjen të gjithë institucioneve që të zbatojnë vendimet që merren nga Gjykata Kushtetuese.

Po ashtu Zaçaj ka kërkuar që Kuvendi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkoi që mandati i Xhaçës të shkojë në këtë institucion për tu shqyrtuar.

“Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Përmes vendimit Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit asnjë organ s’ka të drejtë ti vërë në diskutim. Organet shtetërore duhet ti zbatojnë. Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në gjykatë mocionin e mandatit është i detyrueshëm për zbatim.

Kuvendi duhet të votojë në përputhje me urdhërimin e gjykatës pasi nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare. Është në kuadër të ekzekutimit të gjykatës. Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdëgjimin  mocionin të në gjykatën Kushtetuese. Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendim”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Kujtojmë se të hënën e 8 korrikut, Kuvendi i’u drejtua me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkontë rihapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me mandatin e Xhaçkës, me qëllim kërkimin e një opinioni këshillimor, nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit.

Ndihma u kërkua me argumentin se juristët në Shqipëri po përballen me pasiguri juridike në lidhje me këtë rast.

“Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias”,- thuhet në kërkesën e Kuvendit drejtuar Kushtetueses.

Shqyrtimi gjyqësor për mandatin e Olta Xhaçkës është mbyllur më 25 qershor dhe deputetja ka fituar çështjen në Kushtetuese, ku opozita pretendoi se Xhaçka shkeli Kushtetutën kur ishte ministre dhe qeveria e saj i dha bashkëshortit biznesmen, Artan Gaçi, statusin e investitorit strategjik për një resort në Himarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese