
Policia arrestoi sot Gleard Gushollin, pasi u kap duke shpërndarë drogë ndërkohë që ishte me masë sigurie arrest në shtëpi.
Blutë e kryeqytetit njoftuan se Gusholli sëbashku me një shtetas tjetër, 24-vjeçar u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në zonën e ish Bllokut.
Por Gleard Gusholli është një emër jo pak i dëgjuar dhe me precedent penal.
Një vit më parë, ai u bë viral pasi mbajti peng në banesë, bashkëjetuesen e tij. Pasi e dhunoi për të paktën një javë rresht, e reja në atë kohë ia doli të njoftonte familjarët dhe blutë.
“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga kati i pestë nga dhuna”, ka thënë e reja.
Edhe pse i arrestuar për pengmarrje dhe dhunë në familje, Gusholli, në rrethana të paqarta doli nga qelia në “arrest shtëpiak”.
Dhe kjo nuk e pengoi aspak atë, që të vijonte aktivitetin kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.
Një natë më parë, nga ana e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative për kapjen e personave që shperndajnë lënde narkotike të llojit kokainë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Blloku 21” ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Gliard Gusholli dhe Frenkli Permarkaj.
“Komisariati i Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
G. G., 35 vjeç dhe F. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në rrugën “Naim Frashëri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin G. G. dhe pasagjer shtetasin F. P.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza. Nga verifikimet e kryera për rastin rezultoi se shtetasi G. G. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.”