Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kush e zëvendëson Stefan Çipën? Blendi Gonxhe emëron drejtorin e ri të Entit Kombëtar të Banesave

Shkruar nga Newsbomb
Kush e zëvendëson Stefan Çipën? Blendi Gonxhe emëron
Besmir Hysa

Besmir Hysa merr drejtimin e Entit Kombëtar të Banesave pas pensionimit të Stefan Çipa. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë lajmin ndërsa falënderon Stefan Çipa për të gjithë kontributin e tij ndër vite në këtë detyrë.

Ndërsa drejtori i ri, Besmir Hysa ka një përvojë të gjerë në fushën e menaxhimit dhe planifikimit, dhe ka përfunduar studimet për Arkitekturë në Universitetin Amerikan të Qipros së Veriut.

Z. Besmir Hysa nga sot merr stafetën e drejtimit të EKB - Entit Kombëtar të Banesave, pas daljes në pension të Z. Stefan Çipa, të cilin e falenderojmë për kontributin e dhënë ndër vite.

Strehimi social, fushë nën administrimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është sektor prioritar për qeverinë!

Besmiri ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë në Qipron e Veriut, Universiteti Amerikan. Gjatë këtyre viteve ka kryer nje sërë trajnimesh brënda dhe jashtë vëndit në fushën e menaxhimit, planifikimit e lidershipit.

Prej muajit Gusht 2024, ushtroi detyrën e Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar (i komanduar), duke luajtur një rol të rëndësishëm në implementimin e fazës së parë të restaurimit të Muzeut Historik Kombetar.

Përpara kësaj detyre ka ushtruar detyrën si Këshilltarit i Ministrit të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, i cili ka ndjekur një sërë procesesh të rëndësishmë.

Nga tetori i vitit 2018 ka mbajtur postin e Administratorit të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë sh.a, Institucion në varësi të ish-Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Gjatë drejtimit të kësaj shoqërie, u arrit që performanca e saj financiare nga problematike të ishte ndër më të mirat nga shoqëritë në varësi të shtetit shqiptar. Gjithashtu gjatë këtyre viteve është përmirësuar teknologjia si dhe hapësira vepruese e kësaj shoqërie, ku mund të theksohet dhe kalimi i shtypjes dhe realizimit të pullave fiskale tek Shtypshkronja e Letrave me Vlerë sh.a.

Nga gushti i vitit 2016 iu bashkua Bashkisë Tiranë si kordinator për zbatimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, ku vlen të përmëndet ndjekja dhe zbatimi me sukses i bulevardit të ri të Tiranës, unazës së vogël si dhe një sërë projektesh të tjera.

Nga shkurti i vitit 2014 iu bashkua Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, si Drejtues i Sektorit të Terrenit, dhe i Sektorit të Hartografisë ku për herë të parë u arrit hapja e zyrës së Legalizimeve në qytetin e Kamzës si dhe realizimi në masë i Legalizimeve në këtë bashki.

Më parë, ai ka ushtruar profesionin e arkitektit në kompani të ndryshme si brënda ashtu dhe jashtë vëndit.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese