Kanë kaluar 4 ditë që nga vrasja e Ramazan Mataj, krim i kryer “për nder” të motrës së vogël nga Arjan Hasaj në fshatin Dragoç të Shkodrës.
Gazetarja Glidona Daci ka treguar në “Top Story” të gjithë kronologjinë e ngjarjes dhe mënyrën sesi autori arriti ta nxirrte në pritë viktimën.
E gjitha ka nisur nga një krimin i një profili fallco në rrjete sociale nga autori, Arjan Hasaj me emrin e një vajze. Ai i ka kontaktuar Ramazan Mataj duke iu prezantuar si një vajzë që jeton në fshatin përbri. Nga zbërthimi i telefonit të viktimës, është konstatuar se profili fallco është krijuar në datën 25 dhjetor, çka tregon se dhe krimi është planifikuar të ndodhte më parë.
Gazetarja tregon se nga komunikimet mes autorit i fshëhur pas profilit fallco dhe viktimës, është lënë një takim 2-3 ditë përpara se të ndodhte ngjarja por nuk ka arritur ta ekzekutojë pasi nuk ishte gati.
Më pas është lënë takimi në ditën kur ka ndodhur dhe krimi, ku vajza i ka shkruar se “unë do të shkoj tek tezja dhe do dal të të takoj në filan rrugicë”. Pasi është siguruar që viktima ka qenë vetëm në makinë, autori e ka qëlluar duke e lënë të vdekur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë.
Ndër të tjera gazetarja tregon se nga zbërthimi i telefonit të viktimës shihet se ai kishte disa komunikime me disa vajza të ndryshme.
“Kur është zbërthyer telefoni i viktimës janë gjetur komunikimet. Rezulton se profili i vajzës është krijuar nga autori në datën 25 dhjetor. Ai ja ditën pikën e dobët, komunikimi me vajzën. Me një emër duke pretenduar se ishte e fshatit përbri.
E kanë thirrur dy tre ditë para ngjarjes, por nuk e realizuan vrasjen se nuk ishin gati. Vajza e stisur i kishte thënë nuk të takoj dot. Biseda e fundit ka qenë, ‘unë do shkoj te teza dhe do dal të takoj në filan rrugicë’. Pasi kishte folur në rrjete sociale me llogari false, autori është siguruar që viktima ka qenë i vetëm në makinë dhe ka gjuajtur me një armë pushkë, duke i marrë dhe jetën.
Sipas të gjitha mbledhjes së provave dhe dinamikës, ata janë larguar me biçikletë. Ajo që mua më shokon dhe nuk e kuptoj është pse ky djalë, kur e donte këtë vajzë, përse nuk e merrte dhe të bashkëjetonte me të? Nuk arrij ta kuptoj.
Nga mesazhi që është gjetur në telefon, 33-vjeçari kishte shumë komunikime me shumë vajza në të njëjtën kohë”, u shpreh gazetarja.