Hapësire reklamuese


Aktualitet

Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohen tre persona në Dibër

Shkruar nga Newsbomb
Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohen tre persona
Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar në qytetin e Dibrës, pasi kundërshtuan punonjësit e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtetasit A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç, dhe A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë vëllezër me njëri-tjetrin, janë të akuzuar për veprat penale, "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik", dhe "Shkatërrim i pronës".

Njoftimit policisë:

Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet të saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vënë në pranga shtetasit:

A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç, dhe A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin). Arrestimi i tyre u bë për veprat penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik", dhe "Shkatërrim i pronës".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese