Presidenti i PL-së Ilir Meta, përmes avokatit Genc Gjokutaj ankimoi vendimin e GJKKO për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-presidentit.
Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Meta është ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë.
Gjokutaj tha se vendimi është i pambështetur në asnjë provë a fakt, por vetëm në thashetheme. Gjtihashtu edhe Monika Kryemadhi ka kundërshtuar masën “detyrim paraqitje”.
E njëjta gjyqtare u vendos edhe për ankimimin e ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja.
Apeli i GJKKO ka caktuar sot për shqyrtimin e kësaj kërkese, gjyqtaren Igerta Hysi.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.Ç. dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.
Gjithashtu, kjo gjykatë regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.