Banorët e fshatit Zall Gjocaj ditën e sotme kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar ngritjen e HEC-it.
Kjo nuk është hera e parë që banorët dalin në protestë dhe kërkojnë që të ndalohen punimet për ndërtimin e HEC-it. Ata kundërshtojnë punimet për devijimin e ujit në fshat.
Banorët thonë se i kanë dërguar letra ministrisë së Energjisë ku kërkojnë që të mos iu merret uji nga kompania private që ka marrë lejen për të ndërtuar HEC-in.
Protesta e sotme ka qenë e qetë, ndërsa në raste të tjera, protesta është mbikëqyrur nga forca të shumta policie.
Sondazh
Poll