Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kultivoi 480 bimë kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Kultivoi 480 bimë kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe
Foto arkivë

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Shtetasi M.V., ishte shpallur në kërkim prej muajit gusht të 2023 pasi u kap me 480 bimë kanabis.

“Komisariati i Policisë  Malësi e Madhe, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. V.(L.), 41 vjeç, banues në fshatin Qafë Aliaj, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më datë 09.08.2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të prera. 41-vjeçari, sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed