
Foto ilustruese
Policia Spanjolle ka vënë në pranga shtatë shqiptarë brenda pak ditëve gjatë dy aksioneve të zhvilluara kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia ka zbuluar depo dhe magazina të mbjella me kanabis. Shqiptarët e arrestuar sot janë të moshës 24, 25 dhe 26 vjeç, të cilët u kapën teksa bëheshin gati të korrnin më shumë se 3500 bimë kanabisi.
Tre të rinjtë ishin përgjegjës për ruajtjen e plantacionit dhe sigurimin e rritjes së duhur të bimëve narkotike.
Agjentët nuk u dhanë asnjë mundësi arratisjeje shqiptarëve. Hetimi mbetet i hapur dhe arrestime të mëtejshme priten nga autoritetet spanjolle.
Sondazh
Poll