
Dita e shtunë do të dominohet kryesisht nga një mot i kthjellët dhe me teperatura me të larta se në ditët e kaluara.
Vranësirat do të jenë kalimtare dhe jo të dendura ndërsa në zonat malore do te këtë një prezencë të shtuar por nuk do të ketë reshje shiu. Jugu i Shqipërisë do të shënojë temepratuart maskimale të ditës së sotme si dhe kthjellimet më të theksuara do të paraqiten në zonat e bregdetit.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.