“The Guardian” i kanë dedikuar një shkrim vendimit të Gjykatës së Romës që kërkoi që emigrantët që u dërguan ën Shqipëri të ktheheshin menjëherë në Itali.
Media britanike shkruan se ky vendim është një tjetër goditje ndaj marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
Emigrantët burra mbërritën në portin shqiptar të Shëngjinit me një anije ushtarake të premten, pasi u shpëtuan në ujërat ndërkombëtare ndërsa po përpiqeshin të mbërrinin në Evropë.
Mirëpo teksa Italia i solli emigrantët në Shqipëri, Gjykata urdhëroi që emigrantët të ktheheshin menjëherë në Itali, duke ngritur më tej pikëpyetje në lidhje me planet e BE-së për të krijuar qendra të përpunimit të migracionit dhe ndalimit jashtë bllokut.
Qeveria e Italisë, e udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë së ekstremit të djathtë të Giorgia Melonit, dënoi me zemërim vendimin e gjyqtarëve të hënën, duke fajësuar "magjistratët e politizuar" që "do të donin të shfuqizojnë kufijtë e Italisë".
“Një tjetër dënim politik, jo kundër qeverisë, por kundër italianëve dhe sigurisë së tyre”, tha zëvendëskryeministri Matteo Salvini.
Që kur qendrat u hapën më 11 tetor, vetëm 24 persona kanë mbërritur në Shqipëri në total dhe, pas vendimit të Gjykatës, të gjithë janë transferuar në Itali.