Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ekspertin e IT pjesë e strukturës organike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Shefi i IT në gjykatën e Korçës u arrestua pasi ktheu kancelarinë e tij në bazë për falsifikim të dokumenteve. Loli akuzohet se kishte ngritur bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikimit me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.
Kryesisht falsifikonin kartat e identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane. Por nga hetimet rezulton se ai nuk e bëntë i vetëm këtë punë dhe është vetëm një nga hallkat e rrjetit që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.
Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorit të Tiranës, Bledar Valikaj firmosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Zheni Lolin nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 i K.Penal.
Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.617 viti 2024, rezultoi se shtetasi Zheni Loli me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.
"Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton se shtetasi Zheni Loli është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.
Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë" informoi sot Prokuroria e Tiranës.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Zheni Loli, duke shfrytëzuar postin e tij si IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë me aftësi të mira kompjuterike, ka hapur një kancelari të tijën ku falsifikonte dokumente me qëllim jo vetëm kalimin e personave drejt BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike.
Pjesë nga përgjimet
-Kam nja dy shok ore burrë, të bëjmë ndonjë lek. A ka ndonjë lek për mua, ta gjej nanji
Zheni: Nuk e di se, e dëgjon këtë nuk është, ti thuaj sa të duash, ti e di pazarin
-E di e di por…Zheni: Ti e di pazarin, thuaj sa të duash, o vlla këto punë unë i bëj për mik
-E marr vësh por nuk është se ka ndonjë çmim tjetër?
Zheni: Vetëm kujdes vlla, se ti qenke ca si kshu…
-O Vla po s’janë gjëra kto tani po bëjnë gjëra…. Qenke içik i shfrenuar por bëj kujdes, unë kaq po të them, pastaj ti e di
Zheni: Mirë zemra mirë, hajd shumë faleminderit
Pas kryerjes së veprimeve proaktive hetimore, vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e specialistëve, rezulton Zhenika Loli është njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.
Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.