
Kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa ka dalë pas disa orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në ambientet e jashtme, Sefa u pyet nga gazetarët se për çfarë u mor në pyetje, por ajo nuk ka pranuar të jap asnjë pergjigje.
Burime për mediat bëjnë me dije se Sefa u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK për hetimin ndaj deputetit socialist Bujar Çela. Deputeti i PS Bujar Çela është në hetim, pas shpërthimit në magazinën e tij në Lushnjë, me pasojë vdekjen e Roland Hoxhës dhe Elidion Hoxhës.
Pot gjithashtu, Eriselda Sefa është paditur në SPAK nga një shkollë private në mars të vitit të kaluar, me pretendimin se po tentohej t’i rrëmbehej disa dhjetëra metra katror tokë kësaj shkolle.
Devis Leshi, aksioner i shkollës private në Lushnjë, në atë kohë tregoi se nëpërmjet rikonstruksionit të rrugës “Vatha Korreshi”, po tentohet të futet në oborrin e shkollës ku ai është pronar.