Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kryeplaku i fshatit ra në greminë në Elbasan, momenti kur ekipi i shpëtimit zbret me helikopter

Shkruar nga Newsbomb
Kryeplaku i fshatit ra në greminë në Elbasan, momenti kur ekipi i
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Elbasan, ku një 59-vjeçar ra në greminë dhe humbi jetën.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Nazmi Boja, kryeplak i fshatit Fushë Buall. 59-vjeçari banues në fshatin Polis, gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitura.

Më poshtë janë pamjet e operacionit, ku shërbimet e Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kërkojnë 59-vjeçarin, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në helikopter.

Më herët u raportua se Boja kishte rënë në greminë me makinë, por policia sqaron se ka rënë ën greminë teksa ka pastruar një kanal kullues.

"Rreth orës 10:30, në terrenin malor të fshatit Fush Bull, shtetasi N. B., 59 vjeç, banues në fshatin Polis, gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të terrenit ka shkuar edhe helikopteri, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi.

Për shkak të dëmtimeve shtetasi N. B. nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter. Trupi i pajetë po transportohet në morg, për kryerjen e ekspertizës”, njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese