Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas Janullatos prej ditësh i shtruar në spitalin e Athinës, vizitohet nga mitropolitë e kishës shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Kryepeshkopi Anastas Janullatos prej ditësh i shtruar në spitalin e
Hiresi Joani, Anastas Janullatos, Hiresi Nathanaili

Mitropolitë e Kishës shqiptare, Hirësi Joani i Mitropolitit të Korçës dhe Hirësi Nathanaili i Amantias, kanë zhvilluar sot një vizitë në spitalin “Evangjelizmos” në Athinë, ku qëndron i shkruat prej disa ditësh, Kryepiskopi shqiptar Anastas Janullatos.

Mitropolitë janë takuarme stafin mjekësor që janë përkujdesur që në ditën e parë për shëndetin e Anastas Janullatos si dhe kanë kryer lutje për shëndetin e kryepiskopit të Kishës Orthodokse, i cili prej disa kohësh është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

MITROPOLITË TË KISHËS SONË, VIZITË NË SPITALIN “EVANGJELIZMOS” NË ATHINË.

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, kryen sot një vizitë në Spitalin “Evangjelizmos” ku prej datës 3 janar gjendet i shtuar në gjendje kritike Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi.

Hirësitë e tyre u takuan me znj. Anastasia Kotanidu, Doktoreshë e Pneumonologjisë dhe Drejtore e Njësisë së Terapisë Intensive të spitalit, për të shprehur interesimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë për ecurinë e Fortlumturisë, si dhe falënderim dhe mirënjohje për gjithë kujdesin dhe dashurinë e treguar për të. Njëherësh, përcollën lutjet e mbarë popullit shqiptar orthodhoks për Kryepiskopin Anastas por edhe për stafin mjekësor, që me integritet dhe profesionalizëm vazhdojnë përpjekjet për rehabilitimin e shëndetit të tij, pavarësisht faktorëve rëndues.

U takuan në Spital edhe me Episkopin e Krujës, Hirësi Anastasin, Atë Spiridhonin dhe Atë Harallambin, të cilët shoqërojnë Kryepiskopin, duke u shprehur atyre solidaritet shpirtëror.

Me rastin e qëndrimit në Athinë, Kryepriftërinjtë e Kishës sonë kryen vizitë edhe tek Kryepiskopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Imzot Jeronimi, i cili që në ditët e para vizitoi në spital Kryepiskopin Anastas, dhe ndjek në vazhdimësi ecurinë e shëndetit të tij. I shprehën mirënjohje dhe për të gjithë dashurinë e grigjës së Kishës së Greqisë për Kryepiskopin Anastas, të shprehur nëpërmjet lutjeve të tyre të vazhdueshme,” shkruhet në njoftim.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u shtrua fillimisht në spitalin e Tiranës teksa kishte paraqitur shenja gripale. Gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar dhe u vendos që të nisej drejt Athinës më datë 3 janar për të marrë një trajtim më të specializuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese