Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryenin vjedhje në lagje të ndryshme në Durrës, arrestohen 2 persona

Shkruar nga Newsbomb
Kryenin vjedhje në lagje të ndryshme në Durrës, arrestohen 2
Policia

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi kryenin vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit. 

Sipas njoftimit te bluve, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 6 vjedhje me thyerje në makina, banesa e lokale, lekë, orendi dhe sende të ndryshme me vlerë.

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga dy të arrestuarit.

Njoftimi: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimeve të marra nga drejtues automjetesh, pronarë lokalesh dhe banesash për një sërë raste të vjedhjeve me thyerje të ndodhura gjatë muajt Janar, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, u organizua  dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Step by step” si rezultat i të cilit, u arrestuan shtetasit:

R., 31 vjeç dhe K. M., 42 vjeç, të dy banues në Durrës, me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar më parë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, prej datës 15 01.2025 deri më datë 23.01.2025, kanë kryer  6 vjedhje me thyerje  në  lagjen Nr 1, 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit, kanë vjedhur në makina, banesa e lokale, lekë, orendi, e sende të ndryshme me vlerë.

Vazhdon puna për zbardhjen e të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës “, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese