Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Përmes një postimi kreu i qeverisë shqiptare ka uruar besimtarët myslimanë, në këtë ditë të shenjtë.
“MIRËMËNGJES
GËZUAR FITËR BAJRAMIN”, - shkruan Rama, ndërsa ka postuar dhe një foto të veçantë, simbol i besimtarëve myslimanë.
Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festa më e rëndësishme e këtij komuniteti, ose siç njihet ndryshe edhe Bajrami i Madh. Mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:55 në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Sondazh
Poll