Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Beci për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.
Mësohet se avokati i kryebashkiakut është njohur me të dhënat e Prokurorisë së Posaçme në përfundim të hetimeve.
Kujtojmë që tre ditë më parë kryebashkiaku i Shkodrës u paraqit në SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët. Ai nuk qëndroi gjatë brenda, por kur u pyet nga gazetarët se pse ishte thirrur, Beci heshti dhe u larguar duke buzëqeshur.
Sondazh
Poll