
Kryetari i shoqatës “Vatra” të shqiptarëve në Stamboll, Bora Zukali, ka qenë i ftuar pasditen e kësaj të marte në “Euronews” ku dhe ka zbuluar më tepër detaje lidhur me vizitën në Shqipëri të presidentit të Truqisë, Tajip Erdogan.
Presidenti turk pritet që të vizitojë Tiranën më 10 tetor ku përveç marrëveshjeve që do të nënshkruajë me shtetin shqiptar si dhe vizitat zyrtare do të inagurojë edhe Xhaminë e Namazgjasë.
Sipas Zukalit kjo Xhami ka një kapacitet për 5000 persona dhe ka 4 minare. Përpos sallave të konferencave, vendeve për të parkuar makinat, do të ketë dhe restorante dhe disa dyqane të cilat do të jenë në dispozicion të besimtarëve që do të frekuentojnë Xhaminë.
“Një program shumë i gjerë dhe kështu do të fillojë. Erdogan në 2015 hodhi themelet e xhamisë. Xhamia është më e madhja e Ballkanit, është me 4 minare, është si xhamitë në kohën e Sulltanëve. 5000 persona është kapaciteti. Tre parkinge do të ketë. Restorante dhe disa dyqane, sallat e konferencave. Është si një kompleks. Të gjithë shërbimet aty do të jepen. Restorantet do të jenë aktivë edhe në muajt e shenjtë e Ramazanit. Unë mendoj se aty do të jenë vetëm ata që kanë projektet, mbledhjet në xhami, një lutje, ose pas faljes në ditë. Do të jetë për ata, një drekë ose një darkë. Si do të vazhdojë do e rregullojë drejtori i Xhamisë”, tha ai.
Teksa më tej u ndal dhe te lajmet që po qarkullojnë prej ditës së djeshme se Imami i kësaj Xhamie do të jetë Enes Bastur. Zukali tha se deri më tani nuk kanë një konfirmim nga shteti për caktimin e Imamit turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë.
Ai bëri me dije se Bastur, i cili po flitet se është emëruar si drejtuesi i Namazgjasë, është një person i cili ka kryer studimet për Hoxhë dhe njihet në Turqi pasi ka punuar në disa Xhami të vendit.
Emërimi i një imami turk në një Xhami shqiptare, Zukali thotë se ka ardhur për shkak të marrëdhënieve të tensionuara të Turqisë me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
“Nga shteti zyrtarisht një gjë nuk kemi mësuar vetëm një lajm kemi marrë. Lajmi është konfirmuar vetë nga personi. Ky person e ka shpërndarë në social media që do të jetë drejtuesi. Nga Komuniteti Mysliman i Turqisë nuk kemi ende një lajm. Kur të vijnë bashkë me Erdoganin, a ka ardhur që sot ky drejtuesi nuk e dimë. Nuk njihet nga KMSH, ai person ka mbaruar shkollën dhe ka dalë Hoxhë dhe ka punuar në disa Xhami në Turqi. Tani do të vijë këtu. Ose e ka shëprndarë postimin për të matur tensionin. Tani po të dijë gjuhë shqipe do të ketë shumë avantazh. Këtë projekt e ka filluar Bijaneti dhe 35 milionë dollarë ka harxhuar dhe mendoj se ka dëshirë ta kontrollojë të jetë në komunikim direkt me këtë personin. Sepse Komuniteti Mysliman i Turqise me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nuk kanë atë miqësi në këtë kohë, sepse disa probleme i kanë dhe po i vazhdojnë”, tha ai ndër të tjera.
Faltorja më e madhe në Ballkan, Xhamia e Namazgjasë, prej muajit janar të këtij viti është gati për të pritur mijëra besimtarë muslimanë. Ndërtimet kanë përfunduar dhe Xhamia e pozicionuar mu në zemër të Tiranës është kthyer në një vepër madhështore.
Pamjet brenda Xhamisë janë përrallore, ku dhe ashtu si ishte skicuar çdo punim brenda dhe jashtë këtij objekti kulti është ndërtuar me kujdes deri në detajin më të vogël.
Nisja e punimeve për ndërtimin e kësaj Xhamie u inagurua më 13 maj 2015. Ajo ka një hapësirë ndërtimi prej rreth 6 mijë metrash katrorë, me një kapacitet prej 5000 persona. Njëjtë si dhe është bërë me dije më herët kjo Xhami ka një qendër multi funkionale, ku pjesë të saj janë: një sallë konferencash me një kapacitet prej 332 personash, një hapësirë me 10 klasa ku do të mësohet Kur’an-i Kerim si dhe një muze i cili do të quhet edhe ndryshe si “Muzeu i Bashkëjetesës”.
Më 28 janar të këtij viti ministri turk, Hakan Fidan, mbërriti në Tiranë dhe ndalesa e parë e tij ishte pikërisht në xhaminë e Namazgjasë. I shoqëruar nga delegacioni, ministri turk vizitoi faltoren më të madhe të Ballkanit.
Mirëpo, ajo që ran ë sy ishte fakti se asnjë mysliman shqiptar, imam nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, nuk shoqëruan Fidanin në këtë vizitë. Duke marrë parasysh rëndësinë që Fidan ka në kabinetin e Erdoganit, i cili njihet si krahu i djathtë i presidentit, askush nga krerët e KMSH, as vetë Bujar Spahiu, nuk ishin të pranishëm në vizitën që ministri bëri muaj më parë në Xhami.
Kujtojmë se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar disa herë që asnjë përfaqësues mysliman shqiptar të mos jetë i pranishëm në vizitat e tuqve në xhamitë e vendit tonë pasi i konsideron ata të lidhur me FETON apo Lëvizjen GYLEN. Për Turqinë FETO është një lëvizje terroriste që ka hedhur rrënjë dhe në vendin tonë.