
Besimtarët e krishterë në Vlorë kremtuan Pashkët, teksa i janë drejtuar Kishës së Shën Theodhorit.
Qindra besimtarë morën pjesë në meshën e shenjtë, duke pritur mesnatën dhe për të marrë flakën e shenjtë. Pas meshës, At konstandin Prifti ka përcjellë mesazhe urimi për të gjithë besimtarët vlonjatë.
Ndërkohë, në Fier po ashtu me qindra besimtarë ortodoksë morën pjesë në meshën e shentjë të Pashkëve në Kishën e Shën Gjergjit, të drejtuar nga mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e tin, Imzot Nikolla Hyka.
Imzot Nikolla Hyka u shpreh se sot më shumë se kurrë bota ka nevojë për mesazhin e Pashkës, sepse gjallja nuk është thjesht një ngjallje e kaluar, por një përvojë e vazhdueshme për çdo kohë, brez dhe çdo shpresë. Ndërsa bëri thirrje për besimtarët që "të përqafojmë njër-tjetrin, të falim njëri-tjetrin, të mund të thërrasim me zemër të pastër Krishti u ngjall.”
“Gjatë Pashkëve ne këndojmë, vrapni dhe i shpallni botës se si u ngjall Zoti duke shkatërruar vdekjen. Ai është biri i Pernëdisë. Ndoshta sot më shumë se kurrë bota ka nevojë për mesazhin e Pashkës, sepse ngjallja nuk është thjesht një ngjallje e kaluar, por një përvojë e vazhdueshme për çdo kohë, brez dhe çdo shpresëë. Dritë dhe gëzim në jetën tonë dhe s’duhet të mbytemi në detin e hidhëtrimit. Pavarësisht se sa të vështiira mund të jenë problemet tona, Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme krejtësisht të ndryshme. Ngjallja e Krishtit nuk është një kremtim që ka të bëjë me ne, se na bëri pjesëtarë të ngjalljes së tij nëpërmjet plotësisë së natyrës së tij njerëzore. Ngjallja e tij prek dhe transformon të gjithë njerëzit duke i dhënë ekzistencës së njeriut një jetë të re dhe duke e bërë tregues të plotësimit përfundimtar të natyrës tonë njerëzore. Për Pashkë jemi thirrur të përqafojmë njër-tjetrin, të falim njëri-tjetrin, të mund të thërrasim me zemër të pastër Krishti u ngjall.”
Pas meshës, besimtarët kryen edhe ceremoninë e thyerjes së vezëve të kuqe me urimin “Krishti u ngjall”.
Sondazh