Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Krishti u ngjall!” 2000 besimtarë në Korçë festojnë Pashkët

Shkruar nga Newsbomb
“Krishti u ngjall!” 2000 besimtarë në Korçë
Pamje nga festimet

Rreth 2000 besimtarë të Kishave Ungjillore në juglindje të vendit kanë festuar ditën e sotme në ambientet e "Qytezës së Fëmijëve" festën e Pashkës.

Ka qenë ish këshilltari i presidentit Ronald Reagan e njëkohësisht autori i 70 librave Erwin Lutzer ai i cili ka drejtuar ceremoninë e sotme, duke dhënë mesazhin për të pranishmit se Pashka është më tepër se një festë, është momenti i reflektimit dhe besimit në Jezu Krisht. Lutzer ka vijuar me tej teksa i ka kërkuar besimtarëve të pranishëm të jenë shembull për botën e të jetojnë jetën nën vullnetin e Zotit.

Nga ana tjetër Pastori i kishës Ungjillore Libonik - Maliq Plator Çollaku ka treguar se rrënjët e komunitetit Ungjillor kanë nisur qindra vite më parë, me një kontribut të veçantë në edukimin e brezave e ndërsa ka uruar besimtarët për Pashkë të bardhë në zemrat e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese