Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kreu i ri i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran: I lumtur të kthehem në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i ri i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran: I lumtur të
Kryetari i ri i OSBE-së, Michel Tarran

Kryetari i ri i Prezenës së OSBE-së në vendin tonë, Michel Tarran ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë për të vazhduar detyrën e re të tij.

Në një prononcim për media, diplomati francez Tarran është shprehur se është i lumtur që po kthehet në Shqipëri dhe se pret me padurim që të punojë krah për krah me partnerët shqiptarë.

Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur.

Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”,- tha ambasadori Tarran.

Kujtojmë se, kreu i ri i OSBE-së, Tarran ka një përvojë të gjatë jetësore në krye të institucioneve diplomatike për emër të Francës, si dhe më parë ai ka mbajtur pozicionin e atashehut kulturor në ambasadën franceze në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese