Faqa zyrtare e Interpol ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe të dhëna të përgatitjeve të fundit që po bëhen në hotel Tirana për organizimin e takimit të 51-të të konferencës rajonale europiane, që nis punimet nesër dhe vazhdon për dy ditë.
Ishte komisioni i politikës së jashtme të kësaj organizate që gjatë muajit maj vendosi që një konferencë e tillë e rëndësishme të mbahet në Shqipëri për herë të parë, ndërkohë që nga dita e sotme në Tiranë ka mbërritur sekretari i përgjithshëm i Interpol por edhe gjithë delegacionet nga vende të ndryshme.
E gjithë kjo sipërmarrje e rëndësishme po organizohet nga Ministria e Brendshme ndërkohë që kreu i dikasterit, Taulant Balla, do të fillojë që nga dita e sotme takimet me delegacionet.
E ndërsa bashkë me Interpol, Shqipëria është përfshirë në disa operacione të rëndësishme, pritet që palët në tryeze të diskutojnë për krimin, duke përfshirë këtu trafikun e drogërave, krimin e organizuar dhe krimin kibernetik.
Final preparations are underway in Tirana, Albania ???????? ahead of the 51st INTERPOL European Regional Conference.
— INTERPOL (@INTERPOL_HQ) June 10, 2024
Senior police officials from more than 50 countries will examine the region’s major crime threats including drug trafficking, organized crime and cyber-enabled crime. pic.twitter.com/beK94kDNA2