
Mijëra besimtarë janë mbledhur këtë mbrëmje në Katedralen e "Shën Palit" për të kremtuar Pashkët. Sot festojnë edhe besmitarët ortodoksë pasi kjo festë këtë vit përkoi në të njëjtën ditë.
Imzot Arjan Dodaj dhe Dom Gjergj Meta, nga kisha Katolike, dhanë mesazhe të forta për drejtësi, punë të ndershme e solidaritet.
Me meshat e së shtunës në mbrëmje dhe dreka e së dielës (19 dhe 20 prill), besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre, Pashkën.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë dhe katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë ditë si një kremtim të shpresës, ringjalljes dhe ripërtëritjes shpirtërore.
Pamje nga Korça