Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KPA e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, të hënën mblidhet KLP, çfarë pritet të ndodhë me Alfred Ballën?

Shkruar nga Newsbomb
KPA e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë,
Kreu i KLP-së, Alfred Balla

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të hënë, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite kreun e KLP-së, Alfred Ballën.

Në njoftimin e publikuar thuhet se mbledhja do të zhvillohet në orën 11 të paradites, ndërsa pritet që të vendoset për fatin e kreut të KLP-së, Alfred Balla.

Mbledhja e KLP është thirrur nga nënkryetari Tartar Bazaj, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programet EU4JUSTICE dhe OPDAT. Media si gjithmonë është e ftuar të jetë e pranishme.

Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla”,- thuhet në njoftimin e KLP-së.

Kujtojmë se më herët Balla, e cilësoi vendimin e KPA-së si të turpshëm, pasi vendosi sipas tij që të ndërpresë vetingun për të, si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë, duke çuar në përjashtim për 15 vite, ndalesë e cila u vendoset vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra, ndërsa shton se ky nuk ishte rasti i tij.

“Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua”,- shkruan kreu i KLP-së, Alfred Balla.

Kreu i KLP-së evidentoi më herët se vendimi i KPA-së nuk ka lidhje me statusin e tij aktual në krye të KLP-së pasi është i zgjedhur në këtë institucion nga parlamenti dhe jo si magjistrat.

Gjithashtu, Balla qartëson se vendimi i ndërmarrë ndaj tij nuk është vendim shkarkimi, duke qenë se ndaj tij nuk është nisur një hetim administrativ. Sipas Ballës në bazë të vendimit, ai nuk mund kandidojë për vende të caktuara në sistemin e drejtësisë, deri në një njoftim përfundimtar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj).  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese