Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kosovarët ndiqnin autobusin me armë drejt Tiranës, policia i arreston në mes të rrugës

Shkruar nga Newsbomb
Kosovarët ndiqnin autobusin me armë drejt Tiranës, policia i
Moment nga arrestimi

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një operacion duke goditur një grup kriminal që kishte për qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Tiranë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm në bashkëpunim me Operacionalen, kanë bërë të mundur vënien në pranga të kaër personave që synonin t’i shisnin në Tiranë.

Operacioni i koduar “Transportuesi 2” është finalizuar sot paradite në Terminalin e Autobusëve pranë TEG. Shtetasit e arrestuar janë të gjithë banues në Kosovë. Policia dyshon se pronari i autobusit ka transportuar edhe herë të tjera armë drejt Shqipërisë. Në njoftimin e policisë thuhej:

“Tiranë/Goditet një grup kriminal që trafikoi armë zjarri nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 10 armë zjarri.  

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", finalizoi operacionin e koduar “Transportuesi 2”.

Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.   

Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese