Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kosova kërkon ekstradimin e Noizyt, Gjykata lë në burg reperin dhe Dj Crax

Shkruar nga Newsbomb
Kosova kërkon ekstradimin e Noizyt, Gjykata lë në burg reperin
FotoMontazh/ Arkimed Lushaj, Rigels Rajku, Bahtjar Bajraktari dhe Medi Iseni

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg reperin e njohur Noizy dhe mikun e tij, Dj Crax.

Noizy, emri i vërtetë, i të cilit është Rigel Rajku bashkë me Batijar Bajraktarin (Dj Crax) u arrestuan nga autoritetet shqiptare për llogari të Kosovës, dy ditë më parë në zonën e Shëngjinit, pak para se ai të performonte live në një koncert.

Noizy dhe disa shokë të tij u përfshinë në një përleshje fizike disa ditë më parë, me personazhin e Tik Tok, Medi Iseni.

Si pasojë e kësaj, mori dëmtime të rënda në kokë dhe trup Iseni, i cili iu nënshtura edhe ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.

Policia e Kosovës shpalli në kërkim reperin Noizy bashkë me shokun e tij Dj Crax, për lëndim të rëndë ndaj një personi, ndërsa po për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”, për ndihmë në lëndimin e Isenit.

Dy të arrestuarit pritet që të ekstradohen drejt Kosovës, ku do të përballen me drejtësinë për aktin e rëndë të kryer. Ministria e Drejtësisë e Kosovës i bëri kërkesë autoriteteve shqiptare për esktradimin e reperit. Kërkesa e ekstradimit është firmosur nga ministrja Albulena Haxhiu, teksa në të shkruhet “kërkesë për arrestimin e përkohshëm me qëllim të ekstradimit të z. Rigels Rajku”

Kosova kërkon ekstradimin e Noizyt, Gjykata lë në burg reperinKosova kërkon ekstradimin e Noizyt, Gjykata lë në burg reperin

 

Vendimi i Gjykatës së Tiranës:

Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.

2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..

3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.

7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.

8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.

9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..

U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese