
Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Korçës në disa zona të këtij qyteti.
Sipas burime për media, operacioni ka nisur që prej orëve të para mëngjesit në disa zona ku dyshohet se zhvillohej në masë aktivititeti i paligjshëm i prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.
Deri më tani në pranga kanë rënë dy persona të identifikuar si Renato dhe Albi Dishnica, ndërsa janë shoqëruar dhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.
Kontrolle të imtësishme janë ushtruar në disa banesa e automjete ku janë gjetur e sekuestruar një sasi lënde narkotike përfshirë kokainë të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Operacioni është ende në zhvillim ndërsa detaje të reja priten të bëhen publike në vijim nga autoritetet.