Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kopjoi të dhënat e TIMS, gazetari për Ervin Muçën: Mund të ketë marrë lekë sa për 100 vjet pagë si drejtues policie

Shkruar nga Newsbomb
Kopjoi të dhënat e TIMS, gazetari për Ervin Muçën:
Sokol Bregu

Gazetari Sokol Bregu ka folur në lidhje me arrestimi e drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i cili akuzohet se ka hyrë dhe ka kopjuar të dhënat në sistemin TIMS.

Në lidhje me këtë Bregu ka hedhur dyshime se Muça ka ndërhyrë në sistem pasi ka marrë para nga një person i krimit të organizuar. Ai madje tha se mund të ketë marrë para sa për “100 vjet pagë si drejtues policie”.

“Ai mund të jetë futur aty për një person të vetëm, i cili mund të paguaj një shifër që mund të jetë e barazvlefshme për 100 vjet pagë si drejtues policie.

Të gjitha ndërhyrjet janë të dëmshme. Është nën akuzë dhe thotë e shpikën mediat. E njoftuan kolegët e tij të nderuar! Kam përshtypjen, ndërkombëtarët kanë ndërhyrë duke mos lejuar kopjimin deri në fund. Mbi të gjitha merr shokët e vet.

Edhe në televizione që janë publike duhet të njoftosh dikë kur merr dy shokë, jo kur hyn në Policinë e Shtetit. I rrezikon vendit një gjë shumë të madhe. Kjo na rrezikosh jashtëzakonisht si vend dhe na bën një dëm shumë të madh. Këto shaka për prekjen e këtyre sistemeve për të cilët ne jemi shumë të besueshëm në Evropë”, tha ai në emisionin “Open” në “Neës24”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese