Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kontrolli në apartamentin e Ajola Xoxës në Bllok, zbardhet VENDIMI i GJKKO-së: Të sekuestrohet çdo lloj prove

Shkruar nga Newsbomb
Kontrolli në apartamentin e Ajola Xoxës në Bllok, zbardhet
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa bashkë me vendimin/ Fotomontazh

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar leje nga GJKKO-ja për kontrollin e një apartamenti që pretendohet se është përdorur nga bashkëshortja e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa. Vendimi tashmë i zbardhur, lejon agjentët e BKH-së që të kontrollojnë banesën në fjalë në zonën e Ish-Bllok, konkretisht te Sky Tower.

Kanë qenë prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado që kanë kërkuar leje të posaçme nga togat e zezë për të ushtruar kontroll në apartamentin 11/4 te kulla “Sky Toëer” në kryeqytet. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka vendosur pranimin e kërkesës duke e vlerësuar si të ligjshëm nga kryeprokurori dhe homologu i vet.

Në vendimin e shkurtuar është parashikuar edhe qëllimi si “zbulimi, administrimi dhe sekuestrimi i provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, duke specifikuar dhe lloje e tyre.

Për këtë kërkesë të pranuar nga GJKKO-ja, janë ngarkuar për zbatimin e saj agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Edhe pse nuk ka një komunikim zyrtar, burime për mediet kanë treguar se agjentët e BKH-së kanë mundur të sekuestrojnë dokumente të rëndësishme që mund të shërbejnë në këtë fazë hetimesh.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se po heton Erion Veliajn për katër vepra penale, por edhe familjarët e tij si bashkëshorten Ajola Xoxe dhe vëllain Arbër Veliaj.  

Kontrolli në apartamentin e Ajola Xoxës në Bllok, zbardhet
Vendimi i GJKKO-së dhënë nga Atalanta Zeqiraj
Kontrolli në apartamentin e Ajola Xoxës në Bllok, zbardhet
Vendimi i GJKKO-së dhënë nga Atalanta Zeqiraj

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese