Hapësire reklamuese


Aktualitet

Kontrata e Lobimit e Partisë Demokratike me 6 milionë dollarë për "non grata"-n e Berishës në SHBA, SPAK nis verifikimet

Shkruar nga Newsbomb
Kontrata e Lobimit e Partisë Demokratike me 6 milionë dollarë
Kryetari i PD, Sali Berisha

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike, me 6 milionë dollarë, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

“Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme u publikua se Fondacioni Shqiptaro Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.

Kapitali zbardh kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Gjithashtu, Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani që jeton në New York rezulton po del garantor në kontratën me ish-këshilltarin e Presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është potencialisht kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë.

Sipas anekseve të kontratës, ajo mund të kushtojë plot 6 milionë dollarë për dy vjet, por përfaqësues të Partisë Demokratike thonë se kjo kontratë mund të ndërpritet edhe më shpejt se afati dhe shuma e paguar, pasi nëse do PD mund ta ndërpresë atë brenda tre muajsh duke paguar vetëm tarifën përkatëse të këtyre tre muajve.

Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit për llogari të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017.

Në atë kohë PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus.

Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese