Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kontrabandonte flori për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Tiranë 39-vjeçari turk

Shkruar nga Newsbomb
Kontrabandonte flori për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet
Floriri i sekuestruar

Një 39-vjeçar nga Stambolli është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të bluve, bëhet me dije se ky shtetas kontrabandonte sende me vlerë, flori dhe bizhuteri, me qëllim shitjen në Shqipëri. 

Gjatë kontrollit në automjet, këtij shtetasi i janë sekuestruar rreth 455 gramë flori, si dhe 35 000 euro dhe 16 200 dollarë, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.

Po ashtu, policia njofton se ka nisur procedim penal për një 58-vjeçar, banues në Vlorë, që shiste sendet me vlerë, për llogari të shtetasit turk.

Njoftimi i Policisë:

Kontrabandonte flori dhe bizhuteri floriri, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në flagrancë shtetasi turk.

Këtij shtetasi i sekuestrohen rreth 455 gramë flori, si dhe 35 000 euro dhe 16 200 dollarë, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.

Gjithashtu, identifikohet dhe procedohet penalisht shtetasi që shiste sendet me vlerë, për llogari të shtetasit turk.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kontrabandimit të sendeve me vlerë, me qëllim shitjen në Shqipëri, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin “Gold”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi turk B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte shtetasi turk, në rrugën “5 maji”, u gjetën 455 gramë flori dhe bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar me qëllim shitjen nga shtetasi S. B.. Mallrat pa fatura blerjeje, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 euro dhe 16 200 dollarë që iu gjetën 39-vjeçarit, automjetin dhe celularin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese