Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kontrabandoi 1700 paketa, arrestohet sapo zbret në Londër i riu nga Burreli

Shkruar nga Newsbomb
Kontrabandoi 1700 paketa, arrestohet sapo zbret në Londër i riu nga
Pamje nga paketat me cigare të sekuestruara nga Policia

Një 38- vjeçar me origjinë nga Burreli ka rënë në prangat e policië në Londër, pasi kontrabandonte paketa me cigare nga Shqipëria drejt Britanisë.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Paketa”, Policia Kufitare Shqiptare në bashkëpunim me homologët britanikë kanë identifikuar dhe ndaluar 38- vjeçarin me iniciale E.M., në aeroportin e Lutonit në Londër.

Gjatë kontrollit, shqiptarit iu gjetën në çantë 1700 paketa me cigare të kontrabanduara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet në bashkëpunim me homologët në Mbretërinë e Bashkuar, operacioni policor i koduar “Paketa”.

Ndalohet në aeroportin e Lutonit, një 38-vjeçar që kontrabandoi nëpërmjet PKK Rinas, 1700 paketa me cigare.

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, u finalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Paketa”.

Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar E. M., 38 vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketat me cigare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese