Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Konsullja Irida Laçi ndërmjetëson bashkëpunimin mes operatorëve turistik të Gjirokastrës dhe Prefekturës së Janinës

Shkruar nga Newsbomb

Konsullja Irida Laçi ndërmjetëson bashkëpunimin mes

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Janinë, Sektori Hoteleri Turizëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Qarkun e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Shoqatën e Hotelierve të Prefekturës Janinë, organizuan ne Janinë një takim të gjerë informues.

Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Janinë, Irida Laçi tha për Newsbomb.al se organizimi i këtij takimi informues mbi koordinimin e bashkëpunimit te operatoreve turistik mes Qarkut të Gjirokastrës dhe Prefekturës së Janinës aktualisht është bërë një domosdoshmëri për shkak të zhvillimit të vrullshëm qe ka marrë industria e turizmit në të dy anët e kufirit.

Prezantimi i resurseve turistike në këtë takim me interes për të dy palët, u be nga ekspertët e zyrave të turizmit në Bashkitë Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Libohove dhe Dropull.

Kryetari i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë të Qarkut të Gjirokastrës Z. Maksim Hoxha gjatë takimit vlerësoi nevojën e bashkëpunimit në interes të operatorëve turistik shqiptare dhe grekë, nderkohë që falenderoi referuesit për prezantimin dinjitoz të resurseve natyrore dhe kulturore të të dy palëve në takim.

Gjatë këtij aktiviteti u shfaq interesimi i madh i palës Greke ishte i madh për të çelur rrugë të reja për bashkëpunimin e bizneseve turistike në të dy Prefekturat fqinje respektive.

Takimi u finalizua dhe me firmosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet Dhomës së Industrisë dhe Tregëtisë dhe Shoqatës Hotelire të Janinës. "Do punohet ngushtësisht nga të dy palet për nxjerrjen dhe promovimin e paketave turistike të përbashketa", nënvizoi Hoxha.

Përfaqësuesit grekë të pranishëm, tha pas takimit konsullja shqiotare Znj. Laçi u befasuan nga rritjet e mëdha te turizmit në Shqipëri dhe veçanërisht në Qarkun e Gjirokastrës, sidomos vitet e fundit dhe shprehen gatishmërinë e tyre për forcimin e bashkëpunimit në të aspektet dhe detajet të cilat u diskutuan ne këtë takim.

Nga ky takim palët dolën të kënaqur duke falenderuar organizatorët, bizneset turistike te Qarkut Gjirokastër, përfaqësuesit e Shoqatës Hoteliere të Janinës. "Një falenderim të veçantë shprehu zoti Hoxha edhe për mediat shqiptare dhe greke të cilët i dhanë një jehonën e merituar këtij takimi me shumë interes për bashkëpunimin në fushën e turizmit. //Engjëll Serjani

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese