As shiu i dendur nuk i ka ndalur aktivistët e të LGBT+ të marshonin sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Me parullën “Çdo ngjyrë, një familje” dhe me thirrjet e vazhdueshme “Rruga është e jona!”, ky është viti i 12-të që marshojnë. Ditët e fundit ka pasur edhe polemika dhe kundërshti të krijuara për shkak të martesës së dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranës.
Në një prononcim për Report TV, aktivistja Xheni Karaj tha se ky është një mesazh uniteti e dashurie për njerëzit që të kuptojnë “që në fund të fundit jemi si gjithë tjerët dhe jemi pjesë e familjes”.
“Është viti i dytë i 12 që e bëjmë këtë paradë. Shiu është bereqet. Do të bëjmë një marshim siç bëjmë çdo vit. Kemi parë që javën e fundit ka pasur një gjuhë urrejtje ndaj nesh. Jemi kërcënuar si kërcënim për familjen, ndërkohë që jemi pjesë e familjes së çdo kujt. Ne nuk jemi kërcënim për familjen e askujt. Mesazh uniteti dashurie për njerëzit që të kuptojmë që në fund të fundit jemi si gjithë tjerët dhe jemi pjesë e familjes.
Debate të tilla të dhunshme nuk e ndihmojmë aspak shoqërinë, nuk e ndihmojnë frymën demokratike, pasi në fund të fundit ka pasur shumë persona nga komuniteti që kanë parë prindërit e tyre, të cilët nuk e dinë, dhe duke protestuar kundër fëmijëve të tyre. Duhet të respektojmë njëri tjetri,” tha Xheni Karaj.