Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Komisioni “TIMS” pranon kërkesën e Rrumbullakut, kryepolici do të dëshmojë me dyer të mbyllura

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni “TIMS” pranon kërkesën e Rrumbullakut,
Muhamet Rrumbullaku ne mbledhje

Pas debateve dhe përplasjet Komisionit hetimor për sistemin TIMS votoi me 8 vota pro dhe 6 kundër që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kreu i këtij komisionit, Ervin Salianji, hodhi në votim kërkesën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, që dëshmia e tij të merret me dyer të mbyllura, pasi sipas asaj që kryepolici tha përbën sekret hetimor.

Pas kësaj kërkesë anëtarët e komisionit vendosën me 8 vota pro që dëshmia e Rrumbullakut të vijojë me dyer të mbyllura.

“Kush do që mbledhja të bëhet në terr, në errësirë, natën dhe pa vëmendjen e publikut. Duke u përmbledhur në një pikë, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura? Kush është pro? 8 pro, 6 kundër, mbylleni si lakuriqët e natës”, tha Salianjji.

Ndërkohë, theksojmë se pak më herët gjatë fjalës së tij drejtori Rrumbullaku u shpreh se dëshmia e tij ka sekrete hetimore. Rrumbullaku tha se nëse mbledhja bëhet e hapur do të flasë vetëm për ato që nuk janë sekret.

 “Sa i përket deklaratës kërkesa jonë dhe deklarata mbështetet në ligjin e komisionit hetimor dhe qëndroj që dëshmia ime në raport me objektin e hetimit përbën sekret për arsye që unë do i shpjegoj pas vendimarrjes së Komisonit.

Nëse komisioni do vendosë që do të jetë e hapur unë do të përgjigjem vetëm për atë pjesë që mund të thuhet e hapur, nëse komisioni voton unimanisht që të zhvillohet e mbyllur atëhere do të jap detaje për çfarë bëhet fjalë objekti i hetimti që ka të bëjë me sistemin TIMS.

Ju kemi vënë në dispozicion materiale të detajuara të paklasifikuara sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar, por ju e shikoni që unë jam me shumë dokumenta me vete në raport me dokumentat që duhet ti vë në dispozicion, por ligji mbi informacionin e klasifikuar sekret shtetëror përcakton edhe për dijeni të publikut 4 nivele të klasifikimit të informacionit sekret shtetëror.

Në të gjithë inf tjetër të kufizuar janë çështje policore të cilat njihen vetëm përdoruesit dhe kanë tagrin respektin jam i hapur t’ju jap shpjegime mbi sistemin tim çfarë përfshin parimisht në media, flitet parimisht sistemi tims, sistemi tims ka një sërë databazash të dhëna që vendosni ju të merrni inf e duhur. Unë nuk mund të shkel tagrin në asnjë rast, çfarë është sistemi, çfarë shërben dhe kujt agjencisë ligjzbatuese i shërben”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese