Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kombëtarja shqiptare na bëri krenarë”, Albin Kurti: E ardhmja është premtuese

Shkruar nga Newsbomb
“Kombëtarja shqiptare na bëri krenarë”, Albin Kurti:
Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti

Edhe pse kombëtarja shqiptare nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Euro 2024, arriti që të dhurojnë emocione të paharrueshme për të gjithë shqiptarët.

Pas humbjes së Shqipërisë me Spanjën, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai shkruan se Shqipëria humbi përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës.

Ai shkruan se lojtarët kanë bërë krenarë gjithë shqiptarët dhe se ardhmja është premtuese.

“Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian.

Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani.

Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë”, shkruan Kurti ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese